Gratë ankohen shpesh në ndryshimet e menstruacioneve pas lindjes
Për gratë të cilat ushqejnë foshnjën me gji, kanë tri gjëra të cilat me siguri do t’u ndodhin gjatë menstruacioneve – kthehen në normalitet, përkeqësohen apo përmirësohen.
Nëse ushqeni foshnjën me gji, mund të prisni që të mos keni menstruacione së paku disa muaj.
Për të prodhuar qumështin e nënës, truri juaj patjetër duhet të prodhojë një nivel më të lartë prolaktine, dhe ajo zakonisht do të thotë që nuk do të ndodhë ovulacioni, kështu që nuk do të keni as menstruacione, transmeton Telegrafi.
Mirëpo çfarë ndodh nëse vendosni të mos ushqeni foshnjë me gji?
Shumica e grave do të vazhdojnë të kenë menstruacione normalisht pas lindjes, dhe kjo do të thotë që me siguri do të kthehen të gjitha ato që kanë ndodhur para shtatzënisë.
A ndikon shtatzënia në menstruacionet e ardhshme?
Disa gra i kanë më të mëdha, disa më të dhimbshme pas lindjes. Mirëpo, te disa gra menstruacionet përmirësohen. Kur gratë te të cila kanë ndodhur zbrazësi më të mëdha në mitër, menstruacionet do të jenë më të rënda, ndërsa te gratë, lindja e të cilave ka zgjatur mitrën dhe zgjeruar qafën e mitrës, menstruacionet do të jenë më të lehta.
Edhe çfarë tjetër mund të përkeqësojë menstruacionet pas shtatzënisë?
Pas shtatzënisë janë tri lloje gjendjesh të cilat mund të shkaktojnë menstruacione problematike:
Mungesat strukturore. Mjeku juaj me siguri shëron defektet siç janë polipet dhe fibriodet submukozale me kirurgji minimale invazive.
Adenomioza. Trashja e mitrës në të cilën mund të ndikojnë mjekët me kirurgji minimale invazive apo me terapi hormonale.
Çrregullimi i gjëndrave tiroide në të cilat mund të ndikojnë një sërë trajtimesh që do t’jua propozojë mjeku.
Ciklet e lehta nuk janë gjithmonë lajm i mirë
Disa gra mund të kenë perioda të lehta ose aspak për shkak të dy komplikimeve të rralla pas shtatzënisë:
▪ Sindroma Sheehan. Kjo ndodh kur humbja e madhe e gjakut ose presioni i ulët i gjakut dëmton gjëndrrën e hipofizës. Kjo prish funksionin normal të vezoreve dhe menstruacionet ndalojnë. Terapia hormonale është një trajtim i zakonshëm.
▪ Sindroma Asherman. Është rezultat i indit mbresë në rreshtimin e mitrës. Mund të zhvillohet pas dilatimit dhe kuretazhit.
– Përfundimi është se periodat mund të ndryshojnë pas lindjes së foshnjës, por nëse jeni të shqetësuara për këtë, kërkoni ndihmë profesionale. Ka terapi mjekësore që mund t’ju ndihmojë ciklet tuaja, thotë gjinekologët. /Telegrafi/