MËNGJEZI

Poezi nga: Jacques Prevert Përktheu: Maksim Rakipaj
Hodhi kafen
Në filxhanin e kafes
Shtoi qumësht në atë filxhan
Hodhi sheqerin
Në kafen me qumësht
Me lugën e vogël
E përzjeu
E piu kafen me qumësht
Pa më folur
Ndezi cigaren
Bëri rrathë
Me tymin
Shkundi hirin
Në taketuke
Pa më folur
Pa më vështruar
U ngrit
Vuri
Kapelen në kokë
Veshi mushamanë
Se binte shi
Dhe doli
Nëpër shi
Pa një fjalë
Pa një vështrim
Dhe unë kapa
Kokën mes duarve
Dhe qava.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































