Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) do të organizojë në Shtip një takim rajonal, në kuadër të projektit ''Mëngjes Afarizmi'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij aktiviteti është shkëmbimi i mendimeve dhe ideve për ndryshme dhe plotësime të rregullatives ligjore në sferat që janë në interes të punëdhënësve dhe sektorit të afarizmit në Maqedoni.


Temë kryesore e takimit do të jetë arsyeja e deficitit të fuqisë punëtore cilësore në industrinë tekstile të vendit./Telegrafi/