Menduh Thaçi kandidat i vetëm në Kongresin e PDSH-së

Ndryshe nga Kongresi i vitit 2011, kur në këtë garë u përfshi profesori Arifhikmet Xhemaili, këtë herë Thaçi do të garojë i vetëm, sepse rivali i tij Ziadin Sela nuk do të marrë pjesë në këtë kongres.
Për më tepër, Sela ka paralajmëruar të padisë Thaçin për, siç thotë ai, organizimin e Kongresit në shkelje të Statutit të partisë.
Deri tani, PDSH nuk ka njoftuar për një tjetër kandidaturë për kreun e kësaj partie dhe kjo nuk duket se ka për të ndodhur.
Në Kongresin e vitit 2011 kandidati kundërshtar i Thaçit, Xhemaili, arriti të merrte një numër simbolik votash.
Shumë nga njohësit e çështjeve vlerësuan atëherë se kandidatura e profesorit Arifhikmet Xhemaili kishte për qëllim të kamuflonte një garë demokratike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































