LAJMI I FUNDIT:

Mendoj me zë, i bindur se kam të drejtë!?

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë – Në arenën më të madhe të politikave eksperimentale ndërkombëtare të quajtur Kosovë, me skenaristët dhe regjisorë të huaj, e aktorë si gjithnjë statista vendorë, sërish u vu në skenë një projekt teatral i zhanrit tragjiko-komik, titulluar: “Regjistrimi i popullsisë”.

Përmbushja pa kurrfarë vërejtje paraprake e këtij projekti të dyshimtë, iu besua shtëpisë vendore të një dikasteri qeveritar të quajtur: “Ministri e Administratës Publike”, e cila udhëhiqej nga ministri turk, Mahir Jagxhillar, funksionar politik aspak profesional në këtë fushë, më shumë i njohur për publikun tonë me atë aferë famëkeqe të maunave helmuese që para disa viteve ndotën ambientin edhe ashtu politikisht të ndotur kosovar.


Sido që të jetë, sado joprofesional, ministri jonë në fjalë, duke realizuar në terren me saktësi të plotë kuotën e numrit më parë të paraparë të banorëve minoritar turk, ai me sukses e kreu detyrën e marr për këtë qëllim nga patronët e vet

Kur, në lidhje me disa thashetheme që qarkullonin në medie rreth parregullsive të shfaqura tek regjistrimi i turqve në Prizren (rritja e qëllimshme e numrit të tyre), u interesova tek faktorët komunal relevant, nga njëri prej tyre në besim, morra përgjigjen se, kjo punë na qenka një çështje politikisht shumë e ndjeshme, andaj, edhe nuk është aq e preferuar që të merrem me të.

“Hmm…demek, diçka si konspirative…!”- mendova në vete. Duke dashur që edhe unë si prizrenas të kontribuoj me besueshmërinë time në këtë drejtim, mu për këtë shkas edhe po e lë me kaq këtë temë aq të “ndjeshme”?!

Politika e besimit – Që nga ditët e para të pluralizmit politik në këto hapësira, gjithnjë nga politikanët tanë kosovar, në vend të apelit që të “bindemi” me argumente për ndonjë veprim që ata premtonin, gjithnjë nga ne si popull është kërkuar vetëm të “besojmë”. Andaj, edhe sot e kësaj dite, ata, në shumicën e fjalimeve të tyre, në vend se të tentojnë të na “bindin”, vazhdimisht kërkojnë nga ne vetëm t’ju “besojmë”.

Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vete se rruga e vetme përmes se cilës duhet te shkohet gjate kërkimit te se vërtetës, është, kure, se pari, te analizohet dhe vihet ne pikëpyetje çdo besim qe e kemi mbështetur forte gjer ne atë moment. Nëse një besim konkret i kalon te gjitha testet e evidencës, deduksionit dhe logjikes, tek atëherë ajo mund te përqafohet si e vërtetë. Ne te kundërtën, e njëjta duhet mohuar, e me pas, bartësi i saj duhet ta pyes veten se çka e ka nxitur që gjer ne atë moment te mendoj ashtu. Me këtë rast, patjetër duhet ta dimë se, të “besosh”, do të thotë të jesh injorant. Pra, t’i marrësh gjërat troç, mu ashtu si të thonë të tjerët, ndërsa, të “bindesh”, është e kundërta e besimit të menjëhershëm pa filtrimin e saj sipas metodave të arsyes sonë të shëndosh (si nga konstatimi i mësipërm i cituar ti Sokratit).

Ata që sado pak e njohin psikologjinë e sjelljes sociale, e dine mire se ne terminologjinë profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masës se gjere ndaj informatave te prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqëror, quhet “sindroma leming”.

E, çka ne realitet nënkupton ky sindromë i sjelljesh tone shoqërore? Lemingët janë një lloj i minjve te vegjël, te cilët, fare pa angazhuar instinktin e vlerësimit vetjak për ndonjë rrezik, verbërisht i përcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerë. Kështu, kur njëra prej tyre hidhet nga lartësia ne greminën vdekjeprurëse, ashtu ne varg veprojnë te gjithë anëtaret tjerë te grupit. Ky fenomen krahasues, gjate analizën se gjendjeve psiko-sociale te sjelljes se njerëzve ne shoqëri, ne psikologji njihet si “sindroma leming”.

Për njeriun LEMING, ne krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotë një ide, logjika e shendosh e cila duhej te qëndron prapa atij besimi, fare nuk ka rendësi dhe nuk është ne veprim. Lemingu, qe te besoj fuqishëm ne diçka, mjafton qe predikuesi i saj te ketë autoritet, edhe pse, ne te kundërtën, ky autoritet mund te jete i dyshimte.
Mekanizmi me i përshtatshëm i manipulimit te elitës sunduese me masat e gjera popullore, qe kane prirje te shprehur kolektive te “sindromës leming”, janë imediat.

Jo rastësisht, para disa kohe, zëvendëskryeministrja jonë dhe kryenegociatorja me Serbinë, znj. Edita Tahiri, e ballafaquar me pyetjet skeptike të gazetarëve se sa vërtetë këto bisedime Kosovë – Serbi do të jenë “teknike” e jo politike, ajo në mes tjerash pat deklaruar: “…për këtë gjë, ju patjetër duhet të ‘besoni’ në eksperiencën time 30 vjeçare që kam në politikë”. Natyrisht se, ajo, nga ne, edhe në këtë rast kërkoi të “besojmë”, sepse, po të kërkonte të “bindemi”, atëherë, nuk di se çka do të gjenim si të veçantë në eksperiencën e saj shumëvjeçare…?!

Jo nuk ndahet Mitrovica! – Më lejoni që për fund të këtij artikulli, t’ju tregoj një shaka që ma bëri një mik. Ai një ditë më pyeti:
– “A e di pse këndohet kënga: “Jo nuk ndahet Mitrovica!”?
– “Nuk e di!” – i thash.
– “Këndohet ashtu, sepse ajo veç është e ndarë! Askush nuk këndon: “Jo nuk ndahet Prizreni!”, “Jo nuk ndahet Gjakova, Peja, Prishtina…!” por, pikërisht, “Jo nuk ndahet Mitrovica!”.

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Kalo në kategori