Mendoi se ishte dera e tualetit, pasagjerja hapi derën në rast rreziku - ia panë sherrin pasagjerët tjerë (Foto)

Një fluturim nga Manchester, i cili duhej të shkonte drejt Pakistanit, u vonua pothuajse tetë orë pasi një grua që u përpoq të hynte në tualet gabimisht hapi derën në rast rreziku.
Por, për fatin e mirë të të gjithë pasagjerëve, përcjell Telegrafi, aeroplani ende gjendej në pistë.
Udhëtarja e frikësuar tha se mendonte se ishte dera e tualetit dhe linja ajrore e Pakistan Airlines dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Manchester konfirmuan detajet e incidentit.
Pas hapjes së derës në rast emergjence, dalja automatike u aktivizua dhe fluturimi i aeroplanit u anulua. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































