Gjiganti i dikurshëm Trepça është në gjendje të rëndë financiare, sociale e politike, kështu ka sot thënë kryesuesi i Bordit të kësaj kompanie, Bahri Hyseni gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Sfidë tjetër për Trepçën mbeten edhe çmimet e larta të energjisë elektrike, pasi që kjo kompani është futur në tregun liberal energjetik. Drejtues të Trepçës kanë thënë se afarizmi i sotëm i kësaj kompanie është vetëm sa për të mbijetuar.
Gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditorit për periudhën 2019-2021 për performancën financiare dhe operative në Trepçë, Hyseni ka potencuar se investimet kapitale janë të domosdoshme në këtë ndërmarrje. Ai ka shtuar se kjo kompani nuk mund të shkojë përpara pa investime kapitale.
“Nuk mundet Trepça pa investime kapitale të shkojë përpara, dhe ne nuk kemi forca akumuluese për shkak se Trepça ballafaqohet me borxhe të mëdha nga e kaluara. Këtu ndoshta është një lëshim i Zyrës Kombëtare të Auditimit, se në këtë rast është dashur me gjurmuar pak më shumë. Prandaj, e kemi vështirë të operojmë kur ne kemi çdo ditë trysni nga operatorët ekonomik ku secili kërkon pagesë. Sot, Trepça është në gjendje të rëndë edhe financiare, ekonomike, por edhe politike e sociale. U përmend këtu njësia e Trepçës në Leposaviq, ku sipas ligjit dhe statutit është njësi biznesore minierat me flotacion në Kopaonik dhe Leposaviq. Megjithatë, kemi avancuar në procesin e rivendosjes së raporteve, ku kemi një plan biznesi dhe marrim raporte vjetore. Kështu që kemi një komunikim që po insistojmë ngadalë ta inkuadrojmë në një njësi biznesore, e cila për arsye politike hezitohet të bashkëpunojnë ashtu siç e kërkon Ligji për Trepçën”, ka thënë Hyseni.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Enis Abdurrahmani ani se ka potencuar se ka rritje të të hyrave financiare në periudhën e fundit, ai ka thënë se Trepça po punon sa për të mbijetuar.
“Aktualisht Trepça ka shumë sfida, një ndër to është kriza energjetike që atëherë kur kompania ka hyrë në tregun liberal. Sikur të mos kishim probleme me krizën energjetike dhe koston e lartë të saj, Trepça vitin 2022 do të përmbyllte me një bilanc rentabël. Kjo kompani ka rritur të hyrat financiare për 4 milionë euro, brenda vitit 2022 në raport me vitin 2021. Po ashtu, ka rritur prodhimin mbi 10 për qind, ka reduktuar shpenzimet operative për 18 për qind. Rezultati financiar i Trepçës për vitin 2021 ka qenë me 600 mijë euro humbje vjetore, ndërsa viti 2022 ka qenë vit rentabil. Ne jemi në mbijetesën ekonomike financiare, po punojmë për me mbijetuar, përderisa nuk vijnë investimet. A ka potencial? Ka shumë. Kemi miniera jo aktive me rezerva shumë të pasura, një ndër to është miniera e Hajvalisë, miniera e Drazhnjes dhe miniera e Badovcit”, ka theksuar Abdurrahmani.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami ka pretenduar se humbjet financiare mujore në këtë kompani janë të mëdha.
“Dua të di se sa janë humbjet mujore tash në këtë periudhë, po raportohet se mbi 600 mijë euro janë humbjet mujore në periudhën në të cilën flet raporti. Pra, a ka humbje tani, a është duke operuar edhe tani “Trepça” me humbje tani në momentin kur po flasim. Po ashtu u përmend se përkundër faktit që është rritë prodhimi, koncentrat ka 20 për qind më pak për shkak të vjetërisë së makinerisë”, është shprehur Bajrami.
Drejtues të Trepçës, kanë thënë se raporti i auditorit për periudhën 2019-2021 paraqet një gjendje reale dhe janë zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e dala nga Zyra Kombëtare e Auditimit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët