LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Kidës e rrah gazetarin kosovar pas Top Awards (Foto)

Menaxheri i Kidës e rrah gazetarin kosovar pas Top Awards (Foto)

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve për artistët më të mirë të vitit organizuar nga Top Channel, nuk ka kaluar pa probleme.

Krahas sherrit skandaloz mes Ledionit dhe Noizyt, ku ky i fundit e akuzoi publikisht moderatorin si homoseksual, një tjetër përplasje është shënuar pas përfundimit të spektaklit. Menaxheri i këngëtares Kida, Mehmet Elshani dhe një mik i tij (në foto) kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Klan Kosova, Vlorijan Halili.

Ngjarja e turpshme ka ndodhur në hollin e hotelit në Laprakë ku grupi i xhirimit të Klan Kosova ishin vendosur, me ftesë të organizatorëve të “Top Awards” për të mbuluar ngjarjen muzikore. Rreth orës 2 pas mesnate, gazetari i emisionit “Prive”, siç shihet në deklarimin e tij në stacionin nr. 2 të policisë, është rrahur me grushta nga menaxheri i Kidës, duke i shkaktuar atij lëndime në sy e trup.

Sherrin duket se e ka nxitur një artikull i botuar në prive.al, sipas të cilit, dy prezantuesit e Tapetit të Kuq, nuk kanë njohur artistët që menaxhon Elshani. /Lapsi.al/


aktakuza 1 aktakuza 2

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Kalo në kategori