LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i DJ Regard vë në dukje certifikatat e shumta që artisti kosovar ka fituar me sukseset e tij

Menaxheri i DJ Regard vë në dukje certifikatat e shumta që artisti kosovar ka fituar me sukseset e tij

Regard Aliu është DJ i parë kosovar, i cili ka thyer kufijtë e suksesit në muzikë.

Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare, e cila karakterizohet me hite të shumta që janë dëgjuar me miliona herë në platformat muzikore.

Regard ka aktualisht dy këngë të certifikuara me pllakatat platinum, për dy këngët shumë të suksesshme të tij: “Ride It” dhe “Secrets”.


Foto: Regard/Instagram

Ka qenë menaxheri i tij, Hajriz Bajrami, ai i cili ka vënë në dukje këtë sukses të DJ-it kosovar, duke pozuar me mirënjohjet e tij dhe më pas duke veçuar suksesin e së cilës prej tyre, si dhe të këngës “How I Move” të interpretuar nga Flip Dinero dhe Lil Baby.

“Ride It” përkatësisht regjistron 1,200,000 shitje në Mbretërinë e Bashkuar dhe “Secrets” 600,000 shitje në po të njëjtin vend, ndërsa “How I Move” nga Flip Dinero dhe Lil Baby plot 1,000,000 shitje në ShBA.

Kujtojmë që Regard pati një moment kulminant në karrierë sivjet, duke arritur të nominohet në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e çmimeve britanike, Brit Awards 2021.

Pavarësisht nominimit për çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”, “Secrets” të cilën Regard e interpreton në bashkëpunim me Raye, nuk arriti ta fitojë çmimin, i cili shkoi në duart e Harry Styles, për këngën “Watermelon Sugar”. /Telegrafi/

Foto: Regard/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori