LAJMI I FUNDIT:

Memushaj: Nuk dua të largohem nga Pescara

Memushaj: Nuk dua të largohem nga Pescara

Ledian Memushaj nxjerr veten nga merkato dhe i premton besnikëri Pescarës. I intervistuar nga gazeta italiane “Corriere dello Sport”, mesfushori foli për interesin e disa klubeve të Serisë A, mes të cilëve edhe Bologna.

29-vjeçari që shkëlqeu me Kombëtaren shqiptare në finalet e Euro 2016 u shpreh i lumtur në skuadrën abruceze. Sipas Memushajt “për aq kohë sa klubi e deklaroi të pashitshëm kjo do të thotë se ai mbetet një element i rëndësishëm i Pescaras”.

Massimo Oddo me fjalë të mëdha për Memushajn dhe Manaj
Lexo po ashtu Massimo Oddo me fjalë të mëdha për Memushajn dhe Manaj

Kuqezi shtoi se “asnjëherë nuk ka dashur të largohet nga ‘delfinët’, pasi ndihet mirë me klubin, shokët e ekipit dhe tifozët”. “Nuk kam asnjë arsye përse duhet të largohem”, tha Memushaj.


Me këto fjalë, vlonjati largoi të gjitha dyshimet rreth së ardhmes së tij, me klubin që i ka përgatitur rinovimin e kontratës, ndërsa pretendon të paktën 4 milionë euro për ta shitur mesfushorin.

Ledian Memushaj konfirmoi se mbetet i përqendruar te projekti i Pescara-s dhe tashmë mund të punojë i qetë për debutimin me skuadrën në Serie A italiane.

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori