LAJMI I FUNDIT:

Memorial në Prishtinë për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Memorial në Prishtinë për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Në vendin ku para 27 vitesh ranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Kodër të Diellit do të ngritet një memorial.

Këtë premtim e dha sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Për të bërë homazhe në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre në Kodër të Diellit në Prishtinë ishin shumë personalitete të larta të shtetit, zyrtarë të Qeverisë, të komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit.


Duke folur për jetën dhe veprën e të rënëve presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, janë stimulim dhe mesazh i bashkimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi dhe për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Thaçit, Afrimi dhe Fahriu janë nismëtarët e rezistencës së armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se memoriali për këta dy heronj duhet të ngritet në mënyrë që edhe gjeneratat e reja të dinë për veprat e tyre.

Për nderuar dy dëshmorët në homazhe në Kodrën e Diellit ka qenë edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ai tha se janë këtu për të nderuar dy figura, të cilat do të jenë gjithnjë të pranishëm në historinë kombëtare.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë rënë më 2 nëntor të vitit 1989 në një betejë të pabarabartë me forcat e Policisë të regjimit serb. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori