LAJMI I FUNDIT:

Memorandum bashkëpunimi në Maqedoni për administratën shtetërore

Memorandum bashkëpunimi në Maqedoni për administratën shtetërore

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe kolegji Evropiane – Natolin nga Polonia, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim me të cilën ofrohet hapësirë për avancimin e mëtejmë të njohurive dhe profesionalizmit së administratës shtetërore e cila punon në fushën e procesit eurointegrues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, sot në SÇE, para përfaqësuesve nga disa institucione dhe organizata të interesuar, u prezantuan programet dhe mundësitë të cilat i ofron ky institucion prestigjioz evropian. Prezantimit i parapriu një takim i zv. kryeministri për Çështje Evropiane – Arbër Ademi me përfaqësues të këtij kolegji – Richard Washington dhe Matea Filipin.

Vendosja e bashkëpunimit mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Kolegjit të Evropës – Natolin, paraqet investim shtesë në zhvillimin e kapitalit njerëzor me të cilin disponon administrata shtetërore, si dhe mundësi të reja dhe perspektiva për përsosjen profesionale të kuadrit të të rinjve me arsim të lartë në vend, në veçanti në fushën e veprimit dhe funksionimit të institucioneve të BE-së./Telegrafi/