Memedi: Unë jam dhe mbetem kryetar!

Reagon Vesel Memedi dhe thotë se ai është dhe do mbetet kryetar. Në një komunikatë të lëshuar nga shërbimi për informim i RDK-së dhe i nënshkruar nga Vesel Memedi, e drejtuar Telegrafit në Maqedoni në mes tjerash thuhet ''Unë Vesel Memedi jam dhe mbetem kryetari legal dhe legjitim i gjithë anëtarsisë dhe simpatizantëve besnik të kësaj partie, dhe nuk kam ndërmend të tradhëtoj besimin e tyre, ashtu njejtë si ata nuk më tradhëtuan mua në momentin më të vështirë për RDK-në.''
Pjesë tjetër e komunikatës thotë ''Lojrat në emër të RDK-së morrën fund me vulën historike të datës 12.03.2016. Ky kapitull është mbyllur për mua dhe për anëtarësinë e gjërë besnike të RDK-së, për këtë është dëshmitar opinioni i gjërë shqiptar që u bind se ishte një punë personash të pandershëm.
Vesel Memedin mund ta shkarkoj vetëm anëtarësia e gjërë e RDK-së, sepse kryetari, partia dhe organet e partisë ekzistojnë përshkak të votuesve, jo përshkak se dikush dëshiron të bëhet kryetar.
Për fund, një këshillë vëllazërore puçistëve që e nxorrën fytyrën e vërtetë sot në Tetovë. Ju kisha lutur që sërrisht nesër të mblidheni përderisa jeni në Tetovë dhe ta shkarkoni edhe kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaqin, dhe sërisht të mblidheni pasnesër dhe ta shkarkoni kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin, sepse këta janë shumë më gjatë se unë në krye të partive, dhe kanë më shumë gjunahe se unë. Opinioni i gjërë duhet të mësohet me këtë grup sepse janë të specializuar për shkarkim ngarkime, por nuk kuptojnë se kanë shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe juridike me veprimin e tyre puçist. Deklaratat e tyre nuk prodhojnë kurfarë efekti juridik.'' thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi/Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Zendeli: RDK do të vazhdoj bashkëpunimi me LR-PDSH, me BESA dhe UNITETI-n (Video) Gjithashtu lexo: Kryesia e RDK-së shkarkon Vesel Memedin













































