LAJMI I FUNDIT:

Melescanu: Do të shikojmë për datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Melescanu: Do të shikojmë për datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministri për Punë të Jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu në intervistë për gazetën austriake “Standard” deklaroi se nuk është e sigurt që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në një “paket të ndarë” të fitojnë datën për fillimin e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mund t’i fillojnë bisedimet me BE-në në qershor, Melescanu tha se “vlerësoj përpjekjet e presidencë bullgare për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë me këtë politikë. Për ne janë të rëndësishme tre pika: Së pari, duhet të shpejtohet hapja e kapitujve të rijnë në Serbi dhe Mal të Zi. E dyta, Komisioni Evropian duhet të jap vlerësime pozitive ku bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të Prespës. Ne po përpiqemi që të organizojmë atë që sa më shpejtë të fitojmë rezultate konkrete. E treta, shpresojmë që Bosnja dhe Hercegovina do të mund t’i zgjidh problemet e brendshme”.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi që do të jepej Ballkanit nëse Maqedonia e Veriut nuk i fillon bisedimet, Melescanu tha se “ajo do të kishte shumë pasoja negative. Fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme sepse do të jep mesazhe pozitive. Gjatë presidencës tonë Britania e Madhe do të largohet nga BE. Por nëse i fillojmë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kishte efekt të balancuar, në një farë mënyre, sepse kjo do të thotë se ka shumë vende që do të dëshironin që t’i bashkohen BE-së dhe BE është projekt i realizueshëm, dhe se duhet të vazhdojë”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori