Kombëtarja e Meksikës ka fituar Medaljen e Bronztë në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'.

Ka qenë një ndeshje spektakolare mes Meksikës dhe Japonisë për vendin e tretë, ku në fund Kombëtarja nga Amerika Latina ka triumfuar më lehtë se që është pritur.


Vetëm pas 13 minutave lojë, Meksika kaloi në epërsi kur realizoi mesfushori Cordova për 1-0.

3196022 65475708 2560 1440

Cordova ishte fantastik, derisa asistoi nëntë minuta më vonë për mbrojtësin Vasquez i cili realizoi për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të meksikanëve u mbyll pjesa e parë.

Mesfushori Cordova përsëri doli në skenë në pjesën e dytë me një tjetër asistim, ku kësaj radhe shërbeu mirë sulmuesin Vega që realizoi për 3-0.

1626936760 195581 1626948901 noticia normal

Krejt çfarë bën japonezët ishte goli i nderit i realizuar nga zëvendësuesi Mitoma.

Kësisoj Meksika fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike, derisa në finalen e madhe përballen Brazili me Spanjën. /Telegrafi/

telegrafi sport app