Meizu ka zbuluar telefonin e tyre më të ri, Meizu M5, i cili vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç prej rezolucionit në 1920x1080 Full HD.

M5 do të fuqizohet nga procesori MediaTek Helio P10, RAM memoria prej 3GB dhe mundësitë e zgjedhjes mes hapësirave të brendshme prej 16GB ose 32GB.


Poashtu ekziston edhe një model tjetër i pajisjes i cili përmban RAM memorie prej 4GB, hapësirë ruajtëse prej 64GB dhe bateri të kapacitetit 4000 mAh.

Specifikat tjera të Meizu M5 përfshijnë kamerën frontale prej 5MP dhe kamerën në pjesën e pasme prej 13MP, e cila mund të xhirojë video në 1080 piksel.