Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti me një postim në Facebook ka njoftuar se do të mbështes Lëvizjen Besa për, siç thotë ai, ''për të shpërlarë mëkatin që nuk shlyhet lehtë, e që ka të bëjë me mitizimin që dikur ua bëmë politikanëve më destruktiv që deri më tani kanë pasur shqiptarët e Maqedonisë – drejtuesve të BDI’së!'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kim Mehmeti gjithashtu thotë se nga Lëvizja Besa i kanë ofruar ''thuajse të gjitha që mund t’i ofrojë një parti!''


Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të të publicistit Mehmeti./Telegrafi/