LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Kurti është mashtrues, thoshte s’ka dialog e Asociacion

Mehmeti: Kurti është mashtrues, thoshte s’ka dialog e Asociacion

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Veriore, Kim Mehmeti, e quajti “mashtrues” kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Mehmeti u shpreh në këtë mënyrë, duke thënë se Kurti pretendonte që s’ka dialog e Asociacion.

Prandaj sipas tij, kryeministri është “viktimë” i premtimeve të veta, pasi ka qenë në dijeni që do të përballet me çështjen e Asociacionit, që nga fillimi i marrjes së pushtetit.


“Kryeministri i Kosovës, të gjitha këto i dinte, por thoshte se s’ka dialog, s’ka Asociacion. Ai është viktimë i premtimeve të veta.Është mashtrues, nëse i bën këto gjëra, është mashtrues. Unë si një mik që e kam dhe si një njeri që e përkrahi Vetëvendosjen, ça ti them tjetër? Kur bën diçka me vetëdije, e di që Asociacioni është nënshkruar, tani s’mund ta ndërrojë veç pse erdhi Qeveria e re. Kurti e ka ditur që do të përballet me Asociacionin, s’është dashur që të marrë poena aty. Kurti nuk e ka lehtë, por e ka ditur që s’do ta ketë lehtë”, deklaroi Mehmeti në tëvë1.

I pyetur se a ka mundësi që Kurti ta bëjë apo ta zhbëjë Asociacionin, Mehmeti potencoi se në të gjitha shtetet s’mund të zhbëhen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Është sukses i madh nëse i zbut, nëse i bind partnerët, që të mos jetë Republika Srpska”, theksoi tutje Mehmeti.

Madje sipas shkrimtarit-publicistit Mehmeti, Asociacioni është zhbërje e asaj Kosove që e kanë njohur ndërkombëtarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori