LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takon Abbott: FSK është duke i zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit

Mehaj takon Abbott: FSK është duke i zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Siç njofton Mehaj në Facebook, gjatë takimit diskutuam për situatën e sigurisë në veri, si dhe nevojën për normalizimin e gjendjes.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit.


“E njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe i rikonfirmova aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO”, u shpreh Mehaj.

Siç njofton ministri, gjatë takimit po ashtu u diskutua për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në, zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-së.

Mehaj theksoi se ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin, për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit por dhe të partneritetit në mes Kosovës dhe vendeve të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Ambasadori i SHBA në KS të OKB:  Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Lajme
U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Lajme
Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Lajme

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Lajme
Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Lajme
Kalo në kategori