LAJMI I FUNDIT:

Mehaj për angazhimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri: Ushtarakët tanë janë heronj të vërtetë

Mehaj për angazhimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri: Ushtarakët tanë janë heronj të vërtetë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar sot në Shqipëri në zonën e Kukësit ku ka ndjekur për së afërmi angazhimin e trupave të FSK-së për shuarjen e zjarrit në këtë zonë.

“Sot për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shën Mëri, vizitova pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjesëtarët e kontingjentit të zjarrfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave. Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë- heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri Mehaj ka shkruar se si një trup i vetëm bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund.


“Si një trup i vetëm bashkë me vëllezëri dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, u shpreh ministri. /Telegrafi/