Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar bashkëpunim me partnerët dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s për angazhime të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionet paqësuese nëpër botë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut. Mehaj tha se Serbia është duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez.
Këto deklarata Mehaj i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.
Ministri i Mbrojtjes tha se KFOR ka qenë ndihmesë për FSK-në ndërsa tha se fokus i punës së tij si ministër është përgatitja e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“KFOR-i ka qenë krah për krahë me ne, na ka ndihmuar në sektorin e sigurisë sepse është zbatuar procesi i planit të tranzicionit, kjo kërkon dhjetë vite dhe bashkëpunim me aleatë dhe partnerë. Plani zhvillohet në tre faza, Kosova ka pasur fatin që të ketë prezencën ushtarake të 17 shteteve… FSK-ja ka arritur kapacitetet operacionale, kam përmbushur premtimin që del nga pakoja legjislative për mbikëqyrjen civile të subjektit ushtarak, e në veçanti harmonizimit, procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO, ky ka qenë fokusi i Kosovës në dy vitet e fundit”, tha Mehaj.
Mehaj tha se dëshirojnë që të shkojnë në misione të tjera paqeruajtëse nëpër botë, ndërsa shprehu edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut.
“Si shtet i vogël kërkojmë që të kemi më shumë angazhim në misionet paqësuese nëpër botë, të eksportojmë siguri dhe jo vetëm ta konsumojmë, pra të bashkëpunojmë edhe me partnerët e shtetet e tjera anëtare të NATO-s për t’u angazhuar në operacionet jashtë vendit… Po ashtu jemi fokusuar edhe në iniciativat rajonale, A5 është krijuar për të motivuar dhe angazhuar shtetet drejt integrimit në NATO, e jo për të bllokuar njëra-tjetrën, sepse është filluar me A3, pra kërkojmë integrim të plotë në Kartën e Adriatikut, normalisht do të varemi nga vota e dhënë nga Bosnja”, tha ai.
Mehaj tha se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë e cila siç u shpreh ai, me fondet e marra nga vendet evropiane është duke blerë armë ruse e kineze.
“Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez, Serbia duhet ta ndjejë një presion nga shtetet evropiane. Disa shtete të NATO-s dhe evropiane nuk duan që të shkohet shumë larg, në mënyrë që të hiqen drejt BE-së dhe NATO-s në të ardhmen, por duhet ketë një mesazh të qartë nga partnerët se nuk mund të luash me të dyja palët”, tha ai.
Ministri Mehaj tha se Kosova është e përkushtuar për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa shprehu habinë se si disa shtete që po veprojnë kundër direktivave të NATO-s janë pjesë e këtij mekanizmi.
Ai tha se çdo investim që bëhet në fushën e mbrojtjesnë Kosovë bëhet sipas standardeve të NATO-s.
“Si munden Bjellorusia dhe Serbia të jenë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova jo. Ne shohim që ne Bjellorusi janë dy divizione ushtarake që kane ndihmuar dhe sulmuar Ukrainën, kurse janë pjesë e këtij Partneriteti. Edhe Serbia, Bosnja njësoj, kurse neve ende se kemi arritur këtë status, ne e dimë çfarë kemi kaluar gjatë luftës, kemi kaluar shumë sfida të vështira dhe tani duhet të shohim dhe kapim mundësi të reja. Çfarëdo që bëjmë ne janë të standardit të NATO-s, çfarëdo që blejmë janë të standardit të NATO-s, e gjithë puna jonë shkon në atë drejtim. Ne kemi ndërtuar një grup ndërministror për procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe po përpiqemi të shohim cilat janë të gjitha kriteret që duhet plotësuar për këtë lloj statusi”, tha ai.
Mehaj ka theksuar se FSK-ja është e përkushtuar që t’i shërbejë vendit duke ofruar siguri për çdo qytetar pa dallim, pavarësisht situatave, në veçanti përkushtim për bashkëpunim ndërkombëtar që kontribuon paqes ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Analiza e “Octupus”: Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë