LAJMI I FUNDIT:

Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre

Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj ka njoftuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

Mehaj ka theksuar se si ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike.


“Sot isha pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, qëllimi i së cilës ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së, ngase përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së. Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori