Është formuar Superliga e Evropës për klube, ku 12 skuadra kanë konfirmuar pjesëmarrjen në të.

Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea e Liverpool janë nga Anglia, derisa Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid nga Spanja e Inter, Juventus e Milan nga Italia.


Është shkruar se në këtë garë do të futën edhe dy skuadrat gjermane Bayern Munich e Borussia Dortmund si dhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

europe

Por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, së paku kështu ka lënë të kuptohet drejtori i verdhezinjve, Hans-Joachim Watzke.

“Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e re të planifikuar për Ligën e Kampionëve, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Superligë evropiane”, tha Watzke.

newFile 2

“Të dy klubet që përfaqësojnë Gjermaninë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë shprehur të njëjtën pikëpamje”, deklaroi Watzke.

Nga ana tjetër shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka paralajmëruar se skuadrat që do të marrin pjesë në këtë ligë do të përjashtohen nga UEFA. /Telegrafi/

telegrafi sport app