Ish-dukesha e Sussex-it, kohë më parë ka ndarë recetën e vet të preferuar të ushqimit, por edhe trukun me ndihmën e të cilit do të gatuani shtesën më të bukur për pastë Përbërësit për pastë:- 1 lugë e vogël kafeje vaj ulliri;- 1 hudhër e grirë;- 5 kungullesha të grira të madhësisë mesatare;- gjysmë filxhan uji, një kube supe;- 1 paketim makarona,- lëng nga gjysmë limoni;- një filxhan parmezan të grirë në rende;- pak spec të bluar.

Meghan Markles Zucchini Pasta 1


Përgatitja:

Nxehni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare. Fërgoni qepën rreth 6 minuta.

Shtoni kungulleshave ujë edhe kuben e supës. Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës.

Ulni temperaturën dhe mbuloni tenxheren. Zieni ngadalë katër orë, duke e përzier herë pas here, derisa kungulleshat të shpërbëhen (duhet të jenë të qullëta).

Kur të jetë salca pothuajse e gatshme, zieni makaronat në tenxhere tjetër dhe kulloni.

Pastaj shtoni makaronat në salcë, qitni lëngun e limonit, parmezanin dhe specin e bluar.

Përzieni dhe shërbeni, - transmeton Telegrafi.