LAJMI I FUNDIT:

Mediumi i madh italian zbulon emrat e tre kandidatëve favoritë për stolin e Juventusit

Mediumi i madh italian zbulon emrat e tre kandidatëve favoritë për stolin e Juventusit

Raportimet në Itali tashmë kanë nisur të rekomandojnë trajnerë të ri për zëvendësimin e Thiago Mottas tek Juventusi. 

Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ është në rrezik që të shkarkohet edhe në rast se arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pas humbjes turpëruese në shtëpi me rezultat 4-0 nga Atalanta. 

Teksa Juventusi nuk pritet që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për pozitën e trajnerit të tyre, raportimet nga Italia bëjnë me dije se Motta rrezikon ta humbasë punën, edhe nëse ekipi kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 


‘Bianconerët’ momentalisht janë jashtë Ligës së Kampionëve, Kupës së Italisë dhe u mposhtën nga Milani në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, andaj top katërshja është misioni i tyre i vetëm. 

Ani pse Juventusi nuk pritet të ndërpresë lidhjet me Mottan menjëherë, Gazzetta dello Sport sugjeron se ‘çdo gjë mund të ndodhë’. 

Sipas GdS ka tre emra të cilët do të lidhen çdo ditë e më shumë me Juventusin gjatë javëve në vazhdim, duke përfshirë edhe Gian Piero Gasperinin. 

Trajneri i Atalantas ishte lojtar i Juventusit në fillimet e tij të karrierës dhe së fundmi ai kishte konfirmuar se nuk planifikon që të rinovojë kontratën e cila i skadon në verë. 

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit
Lexo po ashtu Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

Ata gjithashtu kanë parashikuar se Antonio Conte do të lidhet me një rikthim tek Juventusi pasi e ardhmja e tij afatgjatë tek Napoli nuk është e garantuar, edhe nëse ata shpallen kampion këtë sezon. 

Dhe emri i fundit që përmendet është ai i Roberto De Zerbit, veçanërisht duke marrë parasysh ecurinë e tij të mirë me Marseille në Francë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Premier League
Kalo në kategori