Mediumi italian: Një serb dëshiron të luajë në Përfaqësuesen e Kosovës, por Beogradi nuk e dëshiron këtë

Gjithnjë e më shumë, në vitet e fundit, tifozët e klubeve të futbollit në të gjithë Evropën janë bërë protagonistë të episodeve raciste kundër futbollistëve.
Zyrtarisht, Federatat nacionale mbështesin fushatat kundër racizmit, kampanja të mbështetura nga UEFA dhe FIFA, shkruan mediumi italian “EastJournal’.
Ajo që ndodhi në Kosovë ditë më parë, nuk ka megjithatë asnjë lidhje me tifozët, por ka të bëjë direkt me situatën politike në vend dhe me raportet e tensionuara me Serbinë.
Rasti i Ilija Ivic
Disa javë më parë, u përhap lajmi për një ftesë të mundshme për 17-vjeçarin Ilija Ivic nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19.
Fillimisht, lajmi u prit si një shembull i integrimit, por më pas pati edhe polemika dhe pasoja të rënda.
Ivic është banor i Kosovës dhe jeton në Graçanicë, teksa te Flamurtari i Prishtinës luan që tri vite e gjysmë.
Autoritetet serbe e kundërshtuan në masë të madhe zgjedhjen e futbollistit të talentuar serb, derisa viktimë ishin edhe prindërit e tij, ku nëna e tij u përjashtua nga një qendër arsimore, derisa babai i tij u largua si shërbyes civil në Komunën e Graçanicës, përcjell Zëri.info.
Reagimet
Presioni dhe largimet nga puna u kritikuan ashpër nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila tha se ishte tronditur nga veprimet e marra nga drejtuesit e sistemit paralel serb, të cilët synojnë të ngjallin frikë te qytetarët.
Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka kërkuar që Ivic të lihet i lirë të luajë kudo që ai dëshiron.
Mbështetja për djaloshin në fjalë erdhi edhe nga Ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-ve.
Përtej futbollit, kontrolli i Beogradit mbi serbët e Kosovës.
Historia e Ilija Ivic tregon se si 12 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi ende ushtron një kontroll të madh në disa zona të vendit.
Te dhjetë komunat me shumicë serbe – katër në veri dhe gjashtë në jub – udhëhiqen nga Lista Serbe, një parti e udhëhequr direkt nga qeveria serbe dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame