Shërbimi i Hemodializës për Fëmijë në kuadër të Klinikës së Pediatrisë ka përfituar donacion në material shpenzues nga kompania Meditech L.L.C, përmes koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).
Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni, përveç drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj, morën pjesë edhe Angelika Viets, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Donjeta Kelmendi, drejtor ekzekutiv i KOMF, Agron Sadiku, drejtor Ekzekutiv i Meditech L.L.C.
Me këtë rast, Angelika Viets, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, tha se në fazën e tranzicionit nëpër të cilën po kalon Kosova, donacionet e tilla janë të nevojshme dhe mirëseardhura.
“Kompania Gjermane Freseniuz, përmes përfaqësisë së saj në Kosovë, ka ndihmuar me aparatura të ndryshme në Kosovë, e në këtë rast përmes KOMF do të ndihmojë fëmijët që të marrin këtë shërbim në Kosovë”, theksoi Viets.
Sipas saj, nevojiten investime më të mëdha në shëndetësi, në mënyrë që gjendja të përmirësohet në vazhdimësi, po ashtu edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore do të ndihmonte në këtë drejtim.
Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, me këtë rast tha “Kosova, prinë në regjion për sa i përket popullatës në moshë të re (fëmijëve) dhe shpresojmë se iniciativa e filluar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithherë në të mirë të ofrimit sa më të mirë të kujdesit shëndetësorë për fëmijët, kujdes ky që garantohet edhe me legjislacionin në fuqi, por edhe konventat tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.
Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv i KOMF, tha se KOMF është organizatë joqeveritare që në përbërje ka 22 organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
“KOMF kryesisht është marrë me fushat e mirëqenies sociale, arsimit të fëmijëve, e së fundmi kanë nisur iniciativa edhe në fushën e shëndetësisë. Përmes platformës Miqtë e Fëmijëve, ku janë kyçur personalitete nga fusha e diplomacisë, artit, muzikës, sportit dhe fushave tjera, mes tjerash edhe Ambasadorja Viets, është arritur që me iniciativë dhe lajmërim të Z. Agron Sadiku nga Meditech, të realizohet ky donacion”, u shpreh Znj. Kelmendi.
Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë tha se shëndeti i nënës dhe fëmijës ka qenë në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Shëndetësisë.
“Përmes projektit të Bankës Botërore, do të blihen pajisje në vlerë 1.7 milion euro për pediatri dhe neonatologji”, tha Sadiku.
Sipas tij, me ndërtimin e objektit të ri të Kirurgjisë Pediatrike dhe Pediatrisë, i cili është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në vlerë mbi 22 milionë euro do të krijohen kushte më të mira për trajtim të fëmijëve.
Agron Sadiku, Drejtor Ekzekutiv i Meditech L.L.C, tha se vlera e donacionit është 13 mijë euro, por më e madhe është vlera e dializave që do të mundësohet për fëmijët, se sa vlera monetare.
Ai përmendi edhe donacionet tjera në aparatura të dializës, por edhe të tjera që kanë dhënë për shëndetësinë në përgjithësi.
Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë, sqaroi se Klinika e Pediatrisë ka 39 specialistë dhe numër të madh të specializantëve.
“ Për një vit kemi pasur 6.600 fëmijë të shtrirë në Klinikë, ndërkohë në këtë gjashtëmujor ka pasur 3.160 fëmijë të hospitalizuar”, shpjegoi Avdiu.
Lidvana Spahiu, Shefe e Njësisë së Hemodializës së Fëmijëve në Klinikën e Pediatrisë, tha se falë donatorëve, por edhe QKUK-së, është arritur që më 2014 të nisë punën dializa e fëmijëve. Sipas saj në Kosovë 8 fëmijë kanë pasur nevojë për dializë, 3 nga ta kanë bërë transplant të veshkave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Shaqir Fetahu me mesazh para Ramazanit: Mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet