Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkaktuar zemërim te gazetarët, me një video të manipuluar dhe të postuar prej tij, në të cilën ai duket që godet me grushte logon e stacionit televiziv CNN. Edhe vetë radiostacioni dhe disa medie të mëdha të tjera, si “Washington Post”, e dënuan videon si thirrje për dhunë.
Organizata amerikane “Reporters Committee for Freedom of the Press” (“Komiteti i reporterëve për lirinë e shtypit”) deklaroi: “Ky postim është nën dinjitetin e postit të Presidentit. Por, është e trishtueshme, që nuk është nën dinjitetin e këtij Presidenti. Askush nuk duhet të kërcënohet me dhunë për shkak të punës që kryen (…). Liria e shtypit është një piketë e demokracisë sonë.”
“Committee to Protect Journalists” (Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve) paralajmëroi që të mos vihen në shënjestër gazetarë të veçantë apo medie të veçanta, pasi kjo “ushqen një ambient, në të cilin kuptohen si të pranueshme ngacmimet e tjera dhe madje sulmet fizike.” Shprehjet e Trumpit mund “të inkurajojnë udhëheqësit autoritarë në të gjithë botën””, citon New York Times Courtney Radsch nga kjo organizatë amerikane.
Trumpi ka kohë që ka zënka me mediet dhe ditët e fundit i ka shtuar sulmet e tij. Veçanërisht ai ka goditur së fundi dy moderatorë të MSNBC – Mika Brzezinski dhe Joe Scarbarough si dhe CNN-in. Këtë stacion ai e akuzoi për “gazetari për plehra” dhe dërgoi me twitter të dielën videon – versionin e manipuluar të një regjistrimi, i cili tregon debutimin e tij në një show Wrestling.
Në video, Trumpi rrëzon në tokë në kuadër të një ndeshjeje Wrestling një burrë dhe e rreh – por fytyra e viktimës megjithatë nuk shihet, në vend të fytyrës duket Logo e stacionit televiziv amerikan, CNN. Në fund të videos, në të cilën përsëritet disa herë skena e rrahjes, shfaqet logoja FNN dhe karakterizimi “Fraud News Network” (Rrjeti i Lajmeve të Mashtruesve).
Videoja origjinale nuk e përmbante logon e CNN dhe është xhiruar 10 vjet më parë. Videoja është xhiruar në kohën kur Trumpi qe rregullisht mysafir i njohur në lojëra spektakulare mundjeje. Viktima e supozuar është miku i Trumpit Vince McMahon, një organizator miliarder i aktiviteteve të famshme të Wrestling. Sulmi i simuluar u bë në kuadër të “Luftës së miliarderëve”, në të cilën dy mundës luftuan në ring në vend të Trumpit dhe McMahonit.
Këshilltari i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Tom Bossert, e mbrojti videon. Ajo, sipas tij, flet për aftësinë e Presidentit për të komunikuar me njerëzit. Trumpi “rrihet” nga kanalet kabllore televizive dhe ka të drejtën që të reagojë ndaj sulmeve, tha Bossert. Senatori republikan Ben Sasse e pa këtë ndryshe: në CNN tha ai, ka një dallim midis një përgjigjeje të përshtatshme ndaj kritikave dhe “përpjekjes, për ta kthyer në armë skepticizmin”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!