Sytë e klubeve evropiane janë kah Vedat Muriqi, ku Kosova luan ndaj Malit të Zi.

Sulmuesi pëlqehet nga disa klube evropiane si Atletico Madrid, Tottenham dhe Lazio. Për sulmuesin interesim të madh ka që nga starti fantastik me Fenerbahcen.


Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë tri klubet që kanë dërguar vëzhgues për ta parë nga afër lojtarin.

Kosove Bullgari foto Ridvan Slivova 10 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Muric shënoi tre gola dhe asistoi një herë në pesë ndeshje.

Në anën “Aksam” citon Muriqin të ketë thënë se dëshiron të qëndrojë edhe për dy vjet në Fenerbahçe.

vedat muriqi

“Do të qëndroj të paktën edhe dy vjet në Fenerbahçe. Ende kam mangësi. Dua të shkoj në Evropë si një sulmues me klasë”, ka thënë Muriqi për këtë medium. /Telegrafi/

telegrafi sport app