LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe përpara vendimit për Ratko Mlladiqin: “E droguan që të përballonte dënimin”

Mediat serbe përpara vendimit për Ratko Mlladiqin: “E droguan që të përballonte dënimin”

Shpallja e vendimit përfundimtar kundër komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Gjeneral Ratko Mlladiq, në Hagë të martën është tema e shumicës së mediave të Beogradit.

Dhe siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, titujt shkojnë nga deklarimi i fakteve në lidhje me gjyqin deri te supozimet në lidhje me një vendim të mundshëm dhe favorizimin e Mlladiqit.

“Nëse ai do të gjykohej vërtet sipas ligjit, Mlladiq do të duhej të lirohej”, pretendon Informer në faqen e parë, ndërsa Alo, nën titullin “Mlladiq u drogua”, spekuloi se të akuzuarit të Hagës i “është dhënë drogë “në mënyrë që ai të përballonte dënimin”.


Ndërkohë mediumi Politika sjell një titull neutral: “Mlladiq pret vendimin e shkallës së dytë në Hagë sot”.

Ndryshe, Mladiq, me nofkën “kasapi i Bosnjës”, po përballet me ditën e fundit në gjykatë, ku do të dëgjojë gjykimin mbi apelin e tij kundër dënimit të tij për gjenocid, krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas medieve të huaja, 26 vjet pas masakrës së Srebrenicës, Mladiq, 78-vjeçar, do të paraqitet të martën në gjykatën penale ndërkombëtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për ish-Jugosllavinë në Hagë, për ato që pritet të bëhet më shumë se një orë aktvendimesh.

Pesë gjykatës do të paraqesin përfundimet e tyre mbi 10 vepra penale – që përfshijnë shfarosjen, transferimet me forcë, marrjen e pengjeve dhe sulmet e paligjshme ndaj civilëve – për të cilat atij iu caktua një dënim i përjetshëm në vitin 2017.

Gjykata gjithashtu do të vendosë mbi kërkesën e prokurorit të Kombeve të Bashkuara, Serge Brammertz, për një akuzë të mëtejshme për gjenocid që do të shtohet në listën e dënimeve.

Ky do të jetë vendimi përfundimtar i gjykatës, pa mundësi ankese të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi

Serbia
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Amerika
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley

Amerika
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori