LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Zoran Zaevit

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Zoran Zaevit

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat poashtu kanë raportuar për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut,

Agjencia e lajmeve “Reuters”, përcjell Telegrafi, shkruan se kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pasi partia e tij humbi raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin Shkupin.

Reuters shton se Zaev mbetet i mendimit se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se sipas ligjit, koalicioni mund të pajtohet për një kandidat tjetër për kryeministër dhe të formojë qeveri pa votim të ri.


“Unë kam sjellë lirinë dhe demokracinë dhe demokracia do të thotë të marrësh përgjegjësi,” citoi AFP të thoshte Zaev, duke shtuar se ai ofroi disa detaje ose një afat kohor se kur do të jepte dorëheqjen – një masë që duhet miratuar nga parlamenti. Zaev tha se kundërshton një raund të ri zgjedhjesh pas dorëheqjes së tij.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA në lajmin për dorëheqjen e Zaevit thekson se ai konsiderohet reformator properëndimor dhe se ka premtuar dorëheqje nëse partia e tij ka rezultate të dobëta në kryeqytetin Shkup.

Ndryshe, pas dorëheqjes Zoran Zaev tha se nuk ka nevojë të ketë zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa sipas asaj që parasheh Kushtetuta, duhet të ketë mandatar të ri për formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori