Përpjekjet e Kanadasë për të luftuar coronavirusin janë larg nga e përsosura – duke qenë pas niveleve të ulëta të vdekjeve si në Kore të Jugut dhe Gjermani – por ky vend po bën shumë më mirë sesa SHBA.
Sipas Vox, SHBA ka gati dy herë më shumë raste të konfirmuara të coronavirusit se Kanada, dhe ajo ka 30% më shumë vdekje për banorë.
Deri më 5 maj, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Kanadaja ka 61.954 raste të konfirmuara me 4,003 vdekje, nga një popullsi prej rreth 37 milionë banorësh. SHBA ka 1,178,906 raste me 68,689 vdekje, nga një popullsi 328 milionë banorësh.
Të dy vendet panë rritjen e rasteve të coronavirusit në të njëjtën kohë në mes të marsit. Por trajektorja e rasteve të Kanadasë mori një kurbë shumë më të butë se ajo në SHBA.
Dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, këto trajektore divergjente janë për një numër faktorësh.
Përgjigja e Kanadasë ishte kryesisht e shpejtë dhe e koordinuar – ajo mbylli shkollat dhe menjëherë u tha njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, sipas The Guardian.
Kufijtë e saj u mbyllën për çdo vend, përveçse me SHBA më 16 mars (Kufiri tokësor SHBA-Kanada u mbyll gjithashtu në 20 mars).
Në SHBA, javë të tëra u humbën ndërsa shtete të ndryshme kaluan në pengesa në pika të ndryshme.
Politika kishte rëndësi gjithashtu. Ndërsa presidenti Donald Trump mbante konferenca të përditshme rreth coronavirusit, ku ai kritikoi guvernatorët, dhe gabimisht sugjeroi që dezinfektuesi mund të ishte një kurë për coronavirus, drejtuesit e Kanadasë kryesisht u mblodhën dhe e morën seriozisht coronavirusin, vlerëson BI.
Dallimet rajonale u lanë mënjanë.
Edhe drejtuesit e krahut të djathtë, si kryeministri i Ontario, Doug Ford, dënuan përpjekjet për të protestuar ndaj distancimit social, ndërsa Trump mbrojti protestuesit e distancës sociale si “njerëz të mirë”, raportoi më parë Business Insider.
Epidemiologu i Universitetit të Torontos, David Fisman i tha Vox: “Ne kemi një qeveri federale që po mbështet përgjigjet e provincave. Ju [në SHBA] keni një drejtor ekzekutiv i cili po dëmton drejtpërdrejt reagimin e shëndetit publik”.
Për shembull, në 24 Mars, Trump parashikoi që normaliteti të kthehej deri në Pashkë.
Asnjë politikan nuk tha të njëjtën gjë në Kanada.
Në vend të kësaj, më 2 prill, kryeministri Justin Trudeau bëri thirrje për një përpjekje të “Ekipit të Kanadasë” për të frenuar shpërthimin, përpara se parlamenti të debatonte për një propozim masiv të paketës së ndihmës.
Zëvendëskryeministri i Kanadasë, Miniser Chrystia Freeland u tha gazetarëve se “tani nuk është koha për dallime”.
Një tjetër ndryshim i madh, po sipas shkrimit të Business Insider, është se Kanadaja vazhdoi të financojë grupet e shëndetit publik përpara goditjes së coronavirusit, ndërsa SHBA në mënyrë të përsëritur shkurtoi fondet për Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Dhe ndryshe nga SHBA, Kanadaja ka një sistem universal të kujdesit shëndetësor.
Profesori Peter Berman, një ekspert i shëndetit publik në shkollën mjekësore të Universitetit të British Columbia, i tha New York Times se mënyra sesi drejtohen spitalet në të dy vendet është thelbësore për të kuptuar ndryshimin në rastet me coronavirus.
Gjithsesi, përgjigja e Kanadasë është larg nga e përsosura. Një nga problemet e tij të mëdha është niveli i lartë i vdekjeve në shtëpitë e pleqve.
Më 17 prill, New York Times raportoi se rreth gjysma e njerëzve që vdiqën nga coronavirusi – në atë pikë 1,193 – ishin banorë në shtëpi pleqsh.
Por Kanada mund të vlerësohet për kompetencën themelore.
Sipas Vox, është “ajo që ju do të prisni nga një vend me një sistem funksionues të kujdesit politik dhe shëndetësor”.
Ndërkohë, shkencëtari politik i Universitetit të York, Steven Hoffman tha se kërcënimi më i madh shëndetësor tani janë rastet që vijnë nga SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova