Sot në Ministri të Mbrojtjes, para oficerëve të FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Sandhurst në Mbretëri të Bashkuar, u mbajte ligjërata ”Qasja në lidership” nga kolonel Roddy Winser, ligjërues i Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst; ku ishte i pranishëm komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së.
Pas përfundimit të ligjëratës, me një ceremoni rasti u dhanë medalje të gjithë oficerëve të FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Në ceremoni ishin të pranishëm, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, z. Ruairi O’Connell, koloneli Roddy Ëisner, atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar nënkoloneli Andy Layton, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral brigade Irfete Spahiu, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, gjeneral brigade Xhevahir Geci, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, gjeneral brigade Naim Haziri dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, transemton Telegrafi.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi përshëndeti të pranishmit, përgëzoi oficeret tanë, që sot janë këtu para nesh, për arritjet e tyre gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
“Padyshim që synojmë ta rrisim bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave tona në kuadër të zhvillimit të forcës, por edhe të shprehim gatishmërinë që t’i ofrojmë kapacitetet tona, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes kudo në botë. Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, FSK për herë të parë do të dërgojë një oficerë të saj, në detyrën e instruktorit të kësaj akademie të respektuar. Andaj, shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për mundësinë që edhe ne të kontribuojmë në zhvillimin e liderëve të rijnë”, ka thënë Rama.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ruairi O’Connell, ndër të tjera tha: “Kosova është vendi më i ri në partneritet me vendin tonë, prandaj ndikimi i secilit oficer çdo ditë është i matshëm, është një krenari për vendim tim sepse ne kemi qene nga fillimi me ju dhe mund te kontribuojmë në Forcën tuaj dhe në storien tuaj. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë, duke kontribuar dhe bartur përvojat tona tek ju. Është për Kosovën që ti përdor këto përvoja, sipas nevojës, që oficerët tuaj të përdorin atë lidership, ato mësime, ato marrëdhënie, ato përvoja, që të japin kontributin e vet, dhe ta shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Kosovës”.
Në fund oficerët e FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për sukseset e treguara u ndanë medalje nga gjeneral Rama, ambasadori O’Connell, atasheu ushtarak nënkolonel Layton dhe koloneli Winser.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze