LAJMI I FUNDIT:

Medalistja e artë, Majlinda Kelmendi, nga sot me pagë të përafërt me Ministrin e Sportit

Medalistja e artë, Majlinda Kelmendi, nga sot me pagë të përafërt me Ministrin e Sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot (e enjte) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro.

Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Majlinda Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor.

Kjo mbështetje vjen edhe për zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.


Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti.

Gashi gjithashtu shtoi se kjo do të jetë edhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e imazhit të shtetit tonë anekënd botës.

Xhudistja Majlinda Kelmendi falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që MKRS-ja po jep jo vetëm për të personalisht por edhe për xhudistët tjerë të Kosovës.

Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit tonë do ta afirmojë edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori