Këngëtari Mehdin Përgjegjaj i njohur për publikun si “Meda” është rikthyer sërish të jetë pjesë e komunitetit sportiv, duke zyrtarizuar marrjen e drejtimit të klubit futbollistik Hajvalia 2020.

Ky klub u formua pak ditë më parë dhe nga sezoni i ardhshëm pritet t’i fillojë garat.


Meda njoftoi se ka marrë përgjegjësitë për të qenë president i këtij klubi, derisa pranë vetës ka një projekt tejet të madh për ta realizuar.

Meda 1

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë”.

“Një prej artistëve më të mëdhenj kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit”, thuhet një njoftim.

Ka qenë edhe vet Meda që një një prononcim për faqen e klubit ka njoftuar për pozitën e re.

Meda më parë ka qenë kryetari i klubit Hajvalia që kishte arritur disa suksese në futbollit kosovar. /Telegrafi/

telegrafi sport app