LAJMI I FUNDIT:

Me YouTube Live, kanalet me mbi 1000 anëtarë tani transmetojnë video të drejtpërdrejta

Me YouTube Live, kanalet me mbi 1000 anëtarë tani transmetojnë video të drejtpërdrejta

Janë bërë më shumë se dy vite që nga koha kur Youtube Live është lansuar, në versionin e kufizuar beta. Shërbimi fillimisht i ka lejuar disa përdorues të transmetojnë drejtpërdrejt përmes kanalit të saj.

Ndërsa tani, YouTube ka njoftuar se shërbimi i saj Live do të jetë në dispozicion për të gjitha kanalet që kanë më shumë se 1000 anëtarë. Kështu, kanalet e caktuara të YouTube do të mund të transmetojnë direkt tek shikuesit e videove të tyre.

Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjitha ata që duan të transmetojnë direkt, duke e përdorur shërbimin e shumë-kërkuar të YouTube. / Telegrafi /