LAJMI I FUNDIT:

Më shumë ekrane të vegjël për tablet

Më shumë ekrane të vegjël për tablet

Sipas informatave të Digitimesit, i cili thirret në burimet e afërta me furnitorët e komponentëve, kërkesa për ekranët 7-inçësh gjatë nëntorit ishte më e madhe se kërkesa për ekzemplarët 9.7-inçësh. Kjo si rezultat i shitjes së mirë të tabletave të Amazonit dhe Barnes & Noble-it.

Dërgesat e ekraneve më të vegjël gjatë nëntorit është rritur për 17%, thonë burimet, e njëra nga arsyet për zvogëlimin e kërkesës për ekranet 9.7-inçësh është se Apple po bëhet gati për prodhimin e iPad 3 i cili pritet të paraqitet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Pajisjet e gjeneratës së re të tabletave të vegjël të bazuar në Android po shitet me çmim dukshëm më të ulët se ai i iPadit, e në vend të specifikave, ata përqendrohen në ofertën e pasur të shërbimeve përcjellëse.

Vlerësohet se Amazon gjatë këtij viti do të shes pesë milion ekzemplarë të tabletit të vet Kindle Fire, derisa Barnes & Noble do të duhej të shiste përafërsisht një milion e gjysmë ekzemplarë të tabletit Nook. /Telegrafi/