Brikena dhe Mateo kanë pasur një bisedë të qetë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Dyshja dukeshin të qetësuar dhe po kalonin kohë të mirë së bashku, pas disa keqkuptimeve që kishin pasur më parë.


Mateo tregoi se më parë kishte qenë shumë xheloz, por me kohën është qetësuar pak.

BBVA/Instagram

Mateo: “Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll”.

Brikena: “Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë”.

Mateo: “Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej”.

Brikena: “Jo ta bëj unë xheloz, s’kam qejf ta bëj dikë xheloz, se ajo është gjë shumë e keqe”.

Mateo: “Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja ta mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj”. /Telegrafi/