Shkencëtarët australianë thonë se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të madhe të yndyrave nuk është i rekomandueshëm për personat të cilët vuajnë nga astma, sepse këto ushqime mund të nxisin shfaqjen procesit infalamtor në rrugët e frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë efektin e barnave për lehtësimin e simptomave të astmës.
Këta shkencëtarë kanë përcjellë gjendjen e 40 pacientëve me astmë pas konsumimit të ushqimit me përmbajtje të madhe të yndyrave, dhe ushqimit me përmbajtje të vogël të yndyrave, transmeton Telegrafi.
Vetëm disa orë pas konsumimit të ushqimit me sasi të madhe yndyrash, kishte ardhur deri te paraqitja e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes, dhe njëherit nuk është përmirësuar funksioni i mushkërive edhe pas marrjes së substancës aktive salbutamol.
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i sasive të mëdha të yndyrave stimulon sistemin imunitar duke shkaktuar rritjen e nivelit të markuesëve inflamatorë në gjak.
Astma është një sëmundje kronike që përfshin inflamacion dhe ngushtim të bronkeve, ose rrugëve të frymëmarrjes, duke rezultuar me vështirësi në frymëmarrje.
Rrugët e frymëmarrjes të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.
“Sa më shpesh ju hani në ‘fast food’, aq më i lartë është rreziku për të pasur probleme me frymëmarrjen. Në të kundërtën, nëse hamë ushqime të shëndetshme, probabiliteti i astmës zvogëlohet”, thonë ekspertët.
Ata rekomandojnë një dietë me shumë perime, fruta dhe bishtajore, të cilat janë të pasura me antioksidantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit