LAJMI I FUNDIT:

McAllister: Kosova ka mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

McAllister: Kosova ka mbështetjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj sot priti në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, që kryesohej nga David McAllister, me të cilët ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e veçmas për liberalizimin e vizave. 

Pas këtij takimi, në një konferencë shtypi, McAllister ka theksuar se Parlamenti Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave.

Edhe zëvendëskryeministri Hoxhaj u shpreh optimist për çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se mund të ketë lajme të mira në verën e këtij viti.


“Kemi diskutuar për liberalizmin e vizave, fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian në maj të këtij viti, mund te krijohet një rrethanë e re dhe në verë mund të ketë vendimmarrje pozitive”, deklaroi Hoxhaj.

Po ashtu, zv.kryeministri u shpreh se evropianët janë të vendosur që të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ishte diskutuar edhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

“Rrallë herë i kam parë evropianët më të vendosur qe të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë. Një shqetësim të tretë qe e kishin ishte çështja e taksës. Duan ta shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdim të dialogut”, vijoi Hoxhaj.

Kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka bërë të ditur se gjatë takimit të zhvilluar me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, kanë biseduar për dialogun me Serbinë si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ndërsa, McAllister ka theksuar se Parlamenti Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave.

“Ne kemi diskutuar rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.  Ne po ashtu kemi diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dëshirojmë t’i sigurojmë qytetarët se Parlamenti Evropian është partner i Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështes atë gjatë këtij procesi”, tha McAllister. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori