Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID në Kosovë kanë pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm në sektorin e bujqësisë, e që ka sjellë rezultate konkrete dhe ndihmë të drejtpërdrejtë me fermerët. E ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të reja. Për të diskutuar për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit, Ministri Memli Krasniqi ka takuar sot drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope.
Ministri Krasniqi e uroi Hope për detyrën dhe e njoftoi atë me programin e ministrisë për zhvillim rural. Ai tha se ky program në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor.
Ministri Krasniqi foli për prioritetet për këtë mandat, duke theksuar se rritja e prodhimit, përmes shtimit të sipërfaqeve të punuara të tokës, rritjes së cilësisë si dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit në implementimin e programeve janë nder prioritetet kryesore.
Ai vlerësoi lartë projektin e USAID, Mundësitë e Reja në Bujqësi (NOA), që ofroi ekspertizë dhe mbështetje financiare për fermerët, në përmirësimin e kushteve të punës, në menaxhimin e fermave dhe kultivimin e kulturave të reja bujqësore. Ky projekt, tha ministri, ka sjellë rezultate mjaftë konkrete. Sipas tij, bashkëpunimi mes MBZHR-së dhe USAID është shembull për projekte konkrete dhe që kanë sjellë përparim të ndjeshëm të Kosovës.
‘Është lajm shumë i mirë që USAID do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë, përmes projektit të ri, AGRO, i cili po ashtu do të fokusohet në dhënien e granteve për fermerët, asistencë teknike dhe në zhvillimin e teknologjisë të nevojshme për sektorin e bujqësisë”, tha ministri Krasniqi.
Projekti AGRO pritet të lansohet këto ditë, dhe vlera e përgjithshme e tij është 11.8 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, drejtori i USAID, James Hope vlerësoi angazhimin e ministrisë në mbështetje të fermerëve dhe çmoi shumë bashkëpunimin që kanë si dy institucione. Hope tha se mbështetja e USAID do të vazhdojë dhe projekti i ri AGRO do të jetë në përputhje me programin e ministrisë.
Ministri Krasniqi dhe drejtori Hope u dakorduan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme për të shikuar mundësitë e realizimit të përbashkët të disa projekteve, që janë në kuadër të prioriteteve të ministrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa