LAJMI I FUNDIT:

Mbytet në liqenin e Berlinit 20 vjeçari nga Kosova

Mbytet në liqenin e Berlinit 20 vjeçari nga Kosova

Një 20 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Berlin të Gjermanisë në një liqe derisa po festonte ditëlindjen.

Behar Xheladini i lindur më 28 qershor 1996 në Podujevë, ka humbur jetën tragjikisht derisa ishte duke u freskuar në njërin nga liqenet e Berlinit për ditëlindjen e tij, raporton Indeksonline.

Zhytësit e kanë kërkuar katër ditë derisa e kanë gjetur kufomën, ndërsa i është bërë obduksioni ku është vërtetuar se i ndjeri ka vdekur si pasojë e rrymave të ujit.


Varrimi i tij do të bëhet këtë të premte në qytetin gjerman, Berlin.

Xheladini ka qenë i vetmi djalë në familje dhe kishte katër motra. Rastin e kanë pasqyruar edhe mediat gjermane.

mbytet ne liqe