Pandemia po ndikon në mënyrë negative në ekonomitë e tërë Evropës. Ndër të tjerash po shënohet edhe tkurrje e këmbimit tregtar midis Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë tregtar midis të cilëve renditet edhe Maqedonia. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat statistikore, sipas të cilave, në periudhën janar-tetor të vitit të kaluar – eksporti vendor në Gjermani ka qenë 2 miliardë e 587 milionë euro, për t’u zvogëluar në 2 miliardë e 157 milionë euro në të njëjtën periudhë të këtij viti. Prej dhjetë muaj shënon ulje edhe importi i Maqedonisë nga Gjermania prej 794 milionë euro në 646 milionë euro. Ulje e këmbimeve tregtare apo eksportit dhe importit është shënuar edhe midis Gjermanisë dhe disa shteteve të Ballkanit si në Kroaci, Serbi etj.
Një rrezik shtesë për uljen e mëtejshme të eksportit në ekonominë më të fuqishme evropiane paraqet edhe mbyllja e dytë në Gjermani, prej 16 dhjetorit deri më 10 janar. Përjashtime të pjesshme nga mbyllja e përgjithshme do të ketë vetëm për tri ditët e festës së Krishtlindjeve. Prej të mërkurën, Gjermania hyn në izolim të plotë ku shkollat dhe dyqanet jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 10 janar. Masa ndërmerret për të ndaluar një “rritje eksponenciale” të përhapjes së koronavirusit në ekonominë më të madhe të Evropës. Biznesi megjithatë thotë se është vështirë të parashikohet se si do të ndikojë kjo mbyllje e ekonomisë gjermane në këmbimin tregtar në vend dhe sa mund të jenë dëmet eventuale.
“Mbyllja nuk është edhe relativisht e shkurtët dhe po ndodh në një periudhë para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur si rëndom – edhe punohet më pak, mirëpo ajo do të ndikojë në uljen e konsumit. Megjithatë, në rast se vazhdohet me mbylljen edhe më tej në muajin janar dhe në muajt në vazhdim, atëherë patjetër se do të rriten rreziqet për këmbimin tregtar të vendit me Gjermaninë”, thotë Viktor Mizo, numri një i Shoqatës së kompanive të huaja në vend. Sipas tij, trendi në dy muajt e kaluar ka qenë pozitiv lidhur me eksportin në Gjermani, për shkak se ka ndodhur në një kohë të rikuperimit të industrisë automobilistike. Ai shton se eventualisht një mbyllje e tillë e ekonomisë gjermane mund të ketë ndikimin e saj në tremujorin e parë të vitit 2021, për shkak të ndërlidhjes së zinxhirit të furnizimeve me repromateriale, prodhimtarisë dhe kërkesës për vetura të reja në kushte kur nuk punojnë sallonet e shitjes së veturave në Evropë për një kohë të caktuar, siç ndodhi në Francë – kur në muajin nëntor u shënua rënie e shitjes së veturave prej 27 për qind.
Në ndërkohë, tregu gjerman vitet e kaluara ka rritur rëndësinë për eksportin e Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrjen në totalin e këmbimeve tregtare midis dy shteteve, edhe si rrjedhojë e hapjes së fabrikave në zonat industriale që furnizojnë brendet gjermane të veturave me pjesë të ndryshme. Edhe analiza e të dhënave flet për rëndësinë e eksportit vendor në Gjermani.
Në vitin 1992, prej totalit të eksportit të vlefshëm afër 1.2 miliardë dollarë, eksporti në Gjermani ka qenë i vlefshëm për afër 240 milionë dollarë dhe ka marrë pjesë me 20 për qind në totalin e eksportit. Në vitin 2010, nga totali i eksportit prej 3.3 miliardë dollarë, eksporti në Gjermani merr pjesë me 712 milionë dollarë apo afër 21 për qind, ndërsa në vitin 2018 nga totali i eksportit prej 6.9 miliardë dollarë, eksporti në Gjermani merr pjesë me gati gjysmën apo me 3.2 miliardë dollarë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës