LAJMI I FUNDIT:

”Mbyllja 90 ditëshe e “Joughromit”, për pikë politike” (Video)

”Mbyllja 90 ditëshe e “Joughromit”, për pikë politike” (Video)

Shoqatat ekologjike në Tetovë thonë se nuk kanë qenë të informuara se vendimi i Ministrisë Ambientit jetësor parasheh mbylljen e kombinatit të Jugorhomit vetëm për 90 ditë. Pas publikimit të vendimit në Alsat drejtuesit e shoqatave që protestonin kundër ndotjes së ajrit thonë se me këtë vërtetohen dyshimet e tyre se vendimi ka prapavijë politike.

“Nuk kemi pasur një informacion të atillë se mbyllja e Jugohromit është bë sa për të kaluar zgjedhjet, megjithëse, dyshimet i kemi pasur dhe ato i kemi shprehur edhe hapur. Fakti se Jugohromi po mbyllet vetëm sa të kalojnë zgjedhjet tregon qartë se kjo qeveri nuk është e interesuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve por vetëm për pozitat e tyre në Pushtet”, tha për Alsat-M, Arianit Xhaferi nga EcoGuerilla.

Nga Shoqata “Nëna dhe Fëmija” thonë se betejën do ta çojnë deri në fund dhe nuk do të lejojnë që dikush të tallet me shëndetin e tyre.
“Faktikisht nuk kemi mundur ta dimë por dyshimi ka ekzistuar që në fillim, dhe kemi thënë që ditën e parë që të mos krijohet eufori, derisa ta verifikojmë saktë se për çka bëhet fjalë. Dhe ja dëshpërimi ndodhi, siç e publikuat edhe ju ditë më parë, që ata do të tentojnë rihapje të fabrikës pas zgjedhjeve sepse është logjike sepse e kaluara e ka dëshmuar këtë. Por ne do mundohemi me gjitha forcat, nuk lejojmë të luajnë me ne”, deklaroi Narta Kasa-Vejseli, Nëna dhe Fëmija


Për qytetarët kjo aspak nuk është e çuditshme, ata shprehen se kjo ishte vetëm një lojë politike në prag të zgjedhjeve.
“Për zgjedhjet ishte kjo, më shumë për zgjedhjet është. Unë mendoj se për zgjedhjet e kanë mbyll në tjetër gjë nuk besoj”, tha një banor.
“Puna e Jugohromit dihet është punë politike nuk ka të bëj me tjetër gjë. Thjeshtë qytetarët duhet të protestojnë si e si të mbyllet Jugohromi, jo vetëm për 90 ditë por duhet mbyllet për krejt ose të vendos filtra dhe të punoj me rregull”, shtoi një tjetër banor.

Ndryshe në reagimin e Ministrisë së ekologjisë hidhet poshtë pohimet e tilla duke theksuar se afati prej 90 ka për bazë nenin 200 të ligjit për mjedisin jetësor. Ky afat është si shans për të mënjanuar shkaqet për gjendjen e krijuar nga objektet ose instalimet me veprimtari të dëmshme sikurse ndotja.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori