LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Etihad’.

Golin e epërsisë mysafirët e gjetën në minutën e 14-të përmes Mohamed Salah i cili me ndihmën e një devijimi nga Nathan Ake realizoi për 1-0.

Me të pësuar golin City nisi të marrë iniciativën duke dominuar në posedim të topit, por jo edhe duke arritur që të krijojë raste të pastra shënimi.


Në fakt ata e gjetën golin në minutën e 31-të përmes Omar Marmoush por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe tek goli i dytë i Liverpoolit gisht patën dyshja Szoboszlai-Salah, por kësaj radhe ishte egjiptiani që asistoi për hungarezin për rezultatin 2-0.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i vendasve në pjesën e dytë, por do të jetë tejet e vështirë që të përmbyset kjo epërsi e mysafirëve.

Në rast fitoreje, Liverpooli do të rriste edhe më shumë gjasat që të shpallet kampion i Ligës Premier në fund të sezonit, sidomos duke marrë parasysh humbjen e Arsenalit ndaj West Hamit në shtëpi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori