Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë - Qendra e Skijimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se për tri ditë do të jetë e mbyllur rruga Brezovicë - Qendra e Skijimit.
Sipas MMPHI-së, bllokimi i këtij segmenti do të bëhet pasi do të bëhet asfaltimi i rrugës.
"Duke filluar nga 20 tetor (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 apo Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor ora 16:00 (e shtunë)", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























