LAJMI I FUNDIT:

Mbushet maksimalisht Badoci

Mbushet maksimalisht Badoci

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se liqeni i Badocit prej nga furnizohen 30 për qind e konsumatorëve me ujë të pijshëm, arrin kuotën maksimale dhe ka filluar të kapërderdhet.

Kurse liqeni i Batllavës është duke u kapërderdhur që nga dita e shtunë, shkruan Telegrafi.

KUR”Prishtina” mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.


Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes. /Telegrafi/

Foto: Arkiv