Problemi i mbulesës (shamia) buron nga dy momente shumë të rëndësishme: Polemikat e thata dhe të panevojshme të dijetarëve islamë si dhe involvimi i njerëzve jo-kompetentë ku për qëllime të caktuara dhe për interesa politike dhe ideologjike lëshojnë “fetva” që nuk përkojnë me normativat e Kuranit e as me përvojën e Muhamedit, profetit të Islamit.
Shekulli 20 karakterizohet me lëvizje të shumta për liri më të mëdha morale, politike, fetare dhe shoqërore. Si rezultat i atyre vlimeve, paraqitet fenomeni i individualizmit i cili dukej se po çlironte njeriun nga robërimi shtetëror dhe nga ligjet e rënda të shoqërive të atëhershme.
Dy dekadat e para të shekullit 20 njihen me rënien e Perandorisë Osmane, trashëgimtarja e kalifatit islam. 30 vite më parë ishin vënë në lëvizje grupime të ndryshme që punonin në gjetjen e formave më efikase për rrëzimin e kalifatit islam, i cili njëjtë sikur edhe Rusia cariste i rrinte karshi idesë që populli izraelit të krijonte shtetin e vet në Palestinë. Përderisa Rusinë cariste e shembën nëpërmes Revolucionit Bolshevik, për rrëzimin përfundimtar të kalifatit, përveç luftës, u përzgjodhën tre momente vendimtare: u nxitën dhe u mbështetën lëvizjet nacionaliste brenda shtetit islam, u lansua ideja e lirisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe u shpall luftë e gjithanshme kundër shamisë.
Në vazhdimësi të kësaj të tretës, pas Luftës së Dytë Botërore themelohen organizata të shumta feministe që kërkonin çlirimin e femrës nga “burgu i traditës” si dhe barazimin saj me mashkullin. Ide të ngjashme shumë shpejt u përhapen edhe në shoqëritë myslimane të cilat ishin të shkallmuara nga pasojat e dy luftërave botërore dhe nga kolonializmi që u kishte rënë mbi kokë. Në këtë rrëmujë, edhe femra myslimane “dha kontribut të çmueshëm”, sidomos nëpër debate të organizuara nga sekularistët që kishin kryer shkollimin nëpër universitetet e huaja dhe po zinin pozita me rëndësi në shoqëritë myslimane.
Bota islame tani po ballafaqohej me një kataklizmë sociale: të mbrohet e drejta islame mbi femrën apo të hidhet dhe në vend të saj të jetësohej ideja perëndimore mbi lirinë dhe barazinë e saj me mashkullin. Në fund, me gjasë triumfoi kjo e dyta dhe për model, në shumë vende islame u morr praktika e Francës, vendi i parë në Evropë që i dha femrës të drejtën e votës në vitin 1945.
Në Kuran mbulesa në mënyrë eksplicite përmendet në katër vende (Ah’zab 30, 53, 59 dhe En-nur 31). Edhe në traditën e Muhamedit a.s. për mbulesën është thënë mjaft. Ajetet 30 dhe 53 të kaptinës Ah’zab që i dedikohen grave të pejgamberit, në fakt, janë urdhra drejtuar familjes së profetit, por jo edhe femrave tjera. Edhe ajeti 59 i të njëjtës kaptinë i cili në dukje jep të kuptohet se fjala është për mbulimin e kraharorit të femrës, ky ajet, sipas juristëve islamë i dedikohet të gjitha grave myslimane.
Ajeti 31 i kaptinës En-nur është më i drejtpërdrejti në lidhje me mbulesën. Sipas tij, nëse femra për çfarëdo arsye bëhet shkak për ligësi, është detyrë e mashkullit që së bashku me femrën të mbrojnë vlerat e shoqërinë. Ligjet islame që flasin për nevojën dhe rëndësinë e inkorporimit të femrës në shoqëri janë në favor të lejimit të ekspozimit të fytyrës dhe shuplakave të saj.
Islami nuk lejon liri të pakufizuar, por është edhe kundër burgosjes së femrës brenda grillave të jetës. Asaj i lejohet të ushtroj detyra edhe jashtë shtëpisë, të punojë dhe të fitojë për nevojat e veta, por pa ekspozime të tepruara para mashkullit. Ajo mund të falet në xhami, të jetë pjesëmarrëse në tubimet publike ku debatohet rreth çështjeve në interes të saj dhe të shoqërisë. Sipas Islamit, femra ka obligim të shkollohet, mund të qeverisë, të menaxhojë dhe të kujdeset për pasurinë e vet, ta harxhojë atë dhe të nënshkruaj kontrata sipas interesave të veta, pa lejen e askujt. Ajo ka të drejtën e votës dhe të vetos. Padrejtësitë që i bëhen asaj nuk janë nga Kurani, por nga myslimanët që nuk kuptojnë Kuranin. Islami është në favor të lirisë së femrës. Tjetër është që myslimanët i shtrembëruan mësimet e tij. Mbulesa nuk është për ta mbyllë femrën, por për të ruajtur interesin e përgjithshëm të shoqërisë, nëse ai interes është në pyetje.
Për fat keq myslimanët jo gjithherë kuptuan drejt fenë e tyre. Nën ndikimin e dokeve dhe zakoneve të egra e shumë herë edhe nën presionin e interpretimeve të mësuesve kryeneçë, shtrembëruan normativat e fesë dhe shtypën të drejtën e gruas. Interpretimet e gabueshme myslimanëve u kushtuan shtrenjtë. Një numër i madh i dijetarëve u lëshuan në interpretime të thata të formës së jashtme dhe harruan përmbajtjen e Kuranit. Në rastin konkret, fetvatë e çoroditura dëmtuan shumë nënën, bashkëshorten dhe motrën myslimane. Megjithatë, ishte fat i mirë që pati edhe aso dijetarë të guximshëm të ballafaqohen me interpretuesit injorantë ku, përkundër kritikave të ashpra që u adresoheshin, në mënyrë trimëruese shpjeguan drejt Islamin dhe jetën në përgjithësi.
Kur është fjala tek normat e shoqërisë, Kurani nuk jep ligje të prera. Ai ka një filozofi specifike të qasjes ndaj problemeve shoqërore. Kurani nuk lëshohet në detaje, por vë principe. Sipas tij, njeriu është ai që rregullon normat dhe detajet e jetës së vet, por në pajtueshmëri me principet e përgjithshme të Kuranit të cilat rregullojnë jetën sipas nevojave dhe dinamikave të kohës. Islami asnjëherë nuk bëri dallime diskriminuese në mes femrës dhe mashkullit. Secila nga këto dy pjesë të barabarta të shoqërisë njerëzore kanë përgjegjësitë e veta dhe atë sipas natyrës që janë krijuar. Edhe pse ky koncept islam shpesh herë kritikohet nga vet myslimanët, dijetarët që promovojnë këto vlera mbrojnë qëndrimet e tyre pikërisht, duke u mbështetur në thënien e Muhamedit a.s. se: “Për çështjet e kësaj bote, ju dini më mirë se unë”. Sipas kësaj, shoqëria është ajo që shtron dhe zgjidh çështjet, pra edhe të mbulesës. Kërkesat e mjedisit, rrethanat e reja të krijuara si dhe ruajtja e moralit dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë, është segment shumë i rëndësishëm i Kuranit.
Ekzistojnë mendime të ndryshme rreth përkufizimit të mbulesës dhe detajeve të formës se si duhet të mbahet ajo. Sipas nesh, kjo nuk ka të bëjë me Kuranin, por me interpretimin njerëzor që i bëhet atij. Kurani nuk lëshohet në detaje të stërzgjatura dhe të panevojshme. Ai është libër që jep definicione, ndërsa pesha dhe vlera e definicionit matet për aq sa ai është i shkurtër dhe konciz. Marrja me detaje është pjesë e veprimtarisë së njeriut, rrjedhimisht e profetit të Zotit. Jo çuditërisht, në Kuran nuk është e definuar as sasia e dhënies së zekatit. Ajo është lënë të rregullohet sipas interesave dhe nevojave të shoqërisë. As forma e faljes së namazit nuk është e precizuar në Kuran. Edhe rregullat mbi mbulesën, si dhe dispozitat e saj janë përgjegjësi e faktorit njeri. Nëpërmes arsyes së vet, njeriu është i obliguar të jetë rregullator i jetës së vet sociale, andaj edhe është përgjegjës për gjithçka që punon.
Në Kosovë, polemikat rreth shamisë po përshkallëzohen, ndërsa debatet rreth saj po shtohen. Jemi dëshmitarë të një “jete të njëjtë” në gjithë globin. Mbulesa përfolët gjithkund ku ka myslimanë, pra edhe në Kosovë. Ne që kemi pas rastin të jetojmë nëpër vende të ndryshme të botës, nuk e kemi vështirë të zbulojmë se ajo që po shkruhet tek ne në favor të ndalesës së shamisë është vetëm një imitim i verbër dhe një përkthim plagjiatësh i asaj që shkruhet në botë.
Edhe tek ne, pra, sikur edhe gjetiu, kundërshtarët e mbajtjes së shamisë pretendojnë se feja duhet të mbetet privatësi e individit dhe ndarë nga jeta publike, ndërsa mbrojtësit e shamisë thirren në dispozitat fetare që obligojnë atë. Me sa duket, nga këto dy perspektiva të gjithë kanë të drejtë. Për ata që mbulesa është obligim fetar, ndalimi i saj në shkolla paraqet problem serioz dhe cenim të drejtave më elementare për jetë, siç është shkollimi. Ata që shaminë e shohin si akt pas së cilit fshihet lufta për pushtet, do ta kenë vështirë të arsyetojnë shqetësimin e të parëve. Të parët shikojnë nga rrafshi i ndikimit të frymës së kulturës fetare tek individi i cili është i detyruar të jetësoj parimet e fesë që i beson, sepse, sipas tyre, njeriu nuk është krejtësisht i pavarur kur vepron brenda një grupi parametrash normativ që përcaktojnë personalitetin dhe që përjashtojnë alternativat tjera. Të dytët, duke u thirr në parimet sekulariste të individualitetit, shaminë e shohin si cenim i lirisë së individit, andaj edhe duhet mbrojtur e drejta e tij. Përveç kësaj, ata që politizojnë dhe që mendojnë se nëse individi dëshiron të bëhen pjesë përbërëse e shtetit, ai duhet të bënë ndarjen e angazhimeve publike (sekulariste) nga ato private (fetare). Sipas këtij interpretimi, ndalimi i shamisë nuk arsyetohet me padrejtësinë që i bëhet vajzave nëpërmes imponimit për vënien e shamisë, por justifikohet me rrezikun nga përhapja e islamit dhe futja e tij brenda institucioneve të shtetit.
Shpresojmë që në Kosovë nuk do të zënë vend as ideja tendencioze e Caroline Fourest e precizuar në librin e saj “La tentation obscurntiste” (Tundimi obskurantist) e as përvojat e hidhura të vendeve islamike ku idetë ekstreme kanë dëmtuar imazhin e Islamit dhe vet shoqëritë e atjeshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës