LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Salih Mustafës me njoftim për apel, Trendafilova e cakton panelin

Mbrojtja e Salih Mustafës me njoftim për apel, Trendafilova e cakton panelin
Foto: Arkiv

Mbrojtja e Salih Mustafës ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të shkallës së parë në Gjykatën Speciale, ku u dënua me 26 vjet burgim nën pretendimin për krime lufte.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka caktuar panelin e Apelit që do të trajtojë këtë kërkesë.

“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga Mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DHSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Mishel Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi Apelin kundër Aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës, raporton kp.


Në dhjetor të vitit të kaluar, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia kishte shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Ky ishte aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte. Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Ai po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur ishte arrestuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori