LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt pritet të fillojë paraqitjen e provave nga 6 dhjetori

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt pritet të fillojë paraqitjen e provave nga 6 dhjetori

Më 6 dhjetor pritet që mbrojtja e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të fillojë paraqitjen e provave.

Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj, përveç së cilit është vendosur edhe që Zyra e Prokurorit të Specializuar të paraqesë vendimin zyrtar për mbylljen e çështjes deri sot më datë 10 nëntor.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, paraprakisht, më datë 2 dhe 3 dhjetor do të mbahet konferencë përgatitore për mbrojtjen.


Gjithashtu, është bërë e ditur se mbrojtja do të dorëzojë mocionet për rrëzimin e akuzave brenda datës 17 nëntor.

“Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj caktoi 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për mbrojtjen më 2-3 dhjetor. Gjithashtu, ZPS-së iu kërkua të paraqesë njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor”, thuhet në njoftim.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë, ata  akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori